Fazliu: Synojmë të rikthehemi te fitoret kundër Prishtinës

 Fazliu: Synojmë të rikthehemi te fitoret kundër Prishtinës

Futbollisti i Dritës, Astri Fazliu tha se Prishtina është kundërshtar i fortë dhe do të synojmë që të marrim një rezultat pozitiv.

Është një ndeshje derbi, do të takohen dy skuadrat më të mira të vendit, presim fitore dhe në dy ndeshjet e fundit nuk kemi marr rezultatet që kemi pritur pavarësisht punës dhe përgatitjeve që kemi bërë”, tha Fazliu.

Nga kjo ndeshje do të rikthehemi aty ku e meritojmë dhe të arrijm tre pikëshin”, tha Fazliu.

Nuk ka qenë realitet loja në dy ndeshjet e fundit. I kemi dominuar kundërshtarët, golat kanë qenë vështirë me ardhë, do të angazhohemi maksimalisht që nga minuta e parë deri te 90-ta”, tha Fazliu

Atmosfera edhe pas dy humbjeve është e mirë, dhe do të rikthehemi te fitoret, ne do të jemi të mobilizuar që të arrijmë objektivin”.

TË TJERA