Fisnik Halimi nuk e qelloi rezultatin në Podujevë, kishte parashikuar se LDK është e para

 Fisnik Halimi nuk e qelloi rezultatin në Podujevë, kishte parashikuar se LDK është e para

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se për përgatitjen e këtij sondazhi kanë intervistuar tre mijë respondentë.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

Por Fisnik Halimi kishte parashikuar edhe zgjedhjet në Podujevë i cili nuk ishte fare i sakt me parashikimet e tij, shkruan Korrekt Press.

Deklarata e tij me 27 tetor 2020:

“Sipas sondazhit tonë, LDK prin në Podujevë por jo aq bindshëm. Por duhet të kemi parasysh. Ai që thotë unë jam fituesi i madh humbet shumë. Fituesit me gjasë i duhet një koalicion me PDK’në e cila është e treta në atë komunë”, ka thënë ai.

TË NGJASHME