Fitore për Demokracinë: CDU-ja e Merkelit mposht ekstremistët e djathtë në shtetin kyç

 Fitore për Demokracinë: CDU-ja e Merkelit mposht ekstremistët e djathtë në shtetin kyç





Unioni Kristian-Demokrat [CDU] i Angela Merkelit ka arritur një fitore të madhe në zgjedhjet shtetërore kundër së djathtës ekstreme të dielen, në atë që po shihet si testi i fundit i madh për këtë parti para zgjedhjeve kombëtare që mbahen në shtator.

Zgjedhjet e shtatorit do t’i japin fund politikës së Angela Merkelit si kancelare në Gjermani.

CDU-ja, lideri aktual i të cilës Armin Laschet, do të garojë për pozitën e kancelarit në shtator, arriti një përmirësim të votës për dallim nga viti 2017 duke i fituar 37 për qind të votave në këtë shtet lindor.

Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë [AfD] doli e dyta me 21 për qind por ky ishte rezultat më i dobët se që ishte parashikuar nga sondazhet, shkruan The Guardina, përcjell Periskopi.

Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, shprehu lehtësimin e tij për natën zhgënjyese të AfD-së, duke e quajtur rezultatin si “fitore për demokracinë”.

Gazeta Der Spegel shkroi që pas rezultateve tmerruese të pranverës, rezultati i të dieles ishte “gati diçka si një përmbysje” për konservatorët e Merkelit.





TË NGJASHME