Florentina Vokshi, kandidatja e VV-së për Gjilan: Së bashku do t’ia kthejmë dinjitetin qytetit të Gjilanit

 Florentina Vokshi, kandidatja e VV-së për Gjilan: Së bashku do t’ia kthejmë dinjitetin qytetit të Gjilanit

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e VV-së, Florentina Vokshi kandidon me numrin 29, në këto zgjedhje komunale.

Florentina Vokshi ka lindur më 27 maj të vitit 1988 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, si dhe është në përfundim të masterit për Administratë Publike dhe Diplomaci.

Ajo premton që voten tuaj do ta mbroj fuqishem duke i kontribuar interesit të përgjithshëm qytetar.

Vokshi ka 3 prioritete kryesore që do të angazhohet në mandatin 4 vjecar:

  • Administratë të shpejte dhe funksionale për të gjithe,
  • Përkrahje për të rinjet dhe idetë e tyre inovative dhe
  • Fokus të veçantë, statusin e gruas në shoqeri

“Përpjekjet do të jenë shume serioze, duke i jëtesuar keto që i thash më lart, se bashku do t’ia kthejme dinjitetin qytetit të Gjilanit,”, tha Vokshi.

Florentina në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, garon me numrin 29.

TË TJERA