Formacionet zyrtare: Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Ulpiana

 Formacionet zyrtare: Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Ulpiana

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka rikthyer formën e edicionit të kaluar, pasi ka marrë dy fitore radhazi.

Në kuadër të xhiros së shtatë, kryeqytetasit presin Ulpianën në stadiumin Fadil Vokrri.

Prishtina synon fitoren e tretë këtë edicion, derisa mysafirët nga Lipjani udhëtojnë në kryeqytet për të shkaktuar befasi.

Sfidë e zjarrtë na pret sot edhe në stadiumin e qytetit në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës.

Klinasit pas gjashtë javëve ende nuk kanë shënuar fitore dhe një gjë të tillë duan ta arrijnë qysh në takim ndaj Dritës.

Në anën tjetër Drita e cila humbi derbin ndaj Gjilanit kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.

PRISHTINA – ULPIANA 15:00

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, E.Krasniqi, Mankenda, Abazi, Hoti, Kryeziu.

Ulpiana: Blakqori, Makolli, Mustafa, Gjoni, Emini, Qerimi, Iran, Musliu, Selimi, Rrezi, Santos.

DUKAGJINI – DRITA 15:00

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Dallku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Januzi.

Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Namani, Haxhimusa.

TË TJERA