Futbollisti Leci komenton rastin Eriksen: Unë e kam pas një rast para 12 vitesh

 Futbollisti Leci komenton rastin Eriksen: Unë e kam pas një rast para 12 vitesh

Futbollisti kosovar Liridon Leci, ka komentuar rastin e ndeshjes, Danimarka – Finlanda, ku lojtari Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë.

Leci tha se edhe vet ka pas një rast të tillë, në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova.

“Jeta është në plan të parë dhe të gjitha tjerat vin më pas. Ka qenë shokuese për të gjithë, dhe ishte e rëndë e përjetueshme. Unë nga vetja jam në atë mendimin se çdo gjë vjen ne zero para jetës. Unë e kam pas një rast para 12-13 vitesh ku kishim një ndeshje në Mitrovicë, edhe në minutën e 20 nuk e kam ndje vetëm mirë. Nuk e di a kam pas sulm apo çfarë, por e di që të nesërmen jam zgjuar në spital. Fati ka qenë që kam pas afër profesor Malsor Gjombalajn, ku e kam evituar më të keqën”.

TË NGJASHME