Ganimete Musliu “e mërzitur” me mungesën e Haki Abazit në Kuvend

 Ganimete Musliu “e mërzitur” me mungesën e Haki Abazit në Kuvend

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duket se është “mërzitur” me mungesën e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, në seancat e Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar se deputeti Abazi nuk ka shkuar as sot në seancë.

“Hakiu mungon🙁”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit të Kuvendit.

Të martën, Abazi tha se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë, por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

TË TJERA