Gazetarja e RTK-së fillon të qajë kur përshëndetet me kolegun në Amerikë

 Gazetarja e RTK-së fillon të qajë kur përshëndetet me kolegun në Amerikë

Gazetarja e Televizionit Publik është bërë virale sot pas një interviste me një ish koleg të saj i cili ndodhet në SHBA.

Gazetarja ishte në linjë të drejtpërdrejt me ish-gazetarin e sportit për shumë vite, Blerim Vuniqi, i cili tani ndodhet në SHBA. Ajo qau në momentin kur u lidh me Vuniqin.

“Më doli një kujtim në Facebook kur para 5 vjetëve ishim së bashku në këtë studio”, tha ajo deri sa fshinte lotët.

“Na mungon”, tha kolegu tjetër që ishte në studio, Artan Muhaxhiri.

E i emocionuar ishte edhe Vuniqi.

Këtu e keni videon e postuar nga IndeksOnline.

TË NGJASHME