Genta Ismajli po pret binjakë

 Genta Ismajli po pret binjakë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël.





Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak muaj në ardhje.

E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.

Megjithatë, emisioni “Prive” ka kuptuar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të jo një, por dy foshnjave.

Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘babyshower’ për dy foshnjat në ardhje.

Angazhimi në jetën e saj private ka ndikuar që ta lërë këngëtaren edhe pak më anash muzikës, pasi ka kohë që Ismajli nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi





TË TJERA