Gërvalla: Kosova do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm

 Gërvalla: Kosova do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.

Gërvalla ka shprehur ngushëllime për viktimat, ndërsa ka thënë se Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë. Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Kujtojmë se në aksidentin e sotëm në Bullgari kanë vdekur të paktën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia me një kompani shqiptare.

TË TJERA