Getinjo dhe Mozzik shpenzuan mbi 80 mijë euro për veshje në klipin e këngës “El Chapo”

 Getinjo dhe Mozzik shpenzuan mbi 80 mijë euro për veshje në klipin e këngës “El Chapo”

Kënga e re “El Chapo” nga Mozzik dhe Getinjo është bërë tashmë virale në rrjet.

Dyshja zgjodhën që t’i bashkojnë forcat, për të sjellë projektin që përmban dy këngë.

Por, ajo që mori vëmendje të madhe është veshja e tyre, me të cilat ata dukeshin plot stil në klipin e këngëve.

 

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe.Closet ka publikuar çmimet e rrobave që artistët kanë shpenzuar për klipin e tyre.

Rezulton që Getinjo shpenzoi 49.674 euro, kurse Mozzik rreth 37.702 euro.

 

Përkundër shumave të tjera të realizimit, duket se dyshja kanë harxhuar rreth 87.376 euro së bashku.

Theksojmë se dueti i tyre u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tyre, duke arritur milionshin e parë brenda 24 orëve. /Telegrafi/

TË TJERA