Gjakovë, burri dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij

 Gjakovë, burri dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij

Një grua dyshohet se u sulmua me thikë nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur sot në orën 15: 30 në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Incidenti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.Sipas zëdhënësit të PK-së për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj, viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grzda” në Gjakovë.Sipas tij, ajo ka pësuar lëndime në qafë dhe në dorë nga goditjet e të dyshuarit.“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të dalë në vend të ngjarjes ka takuar viktimën e gjinisë femërore, e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj”, ka thënë Xhurkaj.Zyrtari policor ka thënë që gjendja shëndetësore e saj është stabile, kurse njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit.

TË NGJASHME