Gjashtë të vdekur dhe 30 të lënduar nga përplasjet në protestat në Bejrut

 Gjashtë të vdekur dhe 30 të lënduar nga përplasjet në protestat në Bejrut

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar nga përplasjet që kanë ndodhur në Bejrut në mëngjesin e sotëm.





Kryqi i Kuq i Lebanit me anë të një postimi në Twitter ka shkruar për numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, shkruan CNN.

Në Bejrut ishte një protestë duke u mbajtur dhe nga aty shpërthyen të shtënat me armë zjarri. Ky mbledhim ishte bërë si shenjë kundërshtuese ndaj një gjyqtari i cili ishte përfshirë në rastin e shpërthimit të portit të këtij qyteti në vitin 2020.

Më pas është parë se për të ndaluar situatën ka dalë në vend ushtria e Libanit të cilët kishin thënë se do të shtënin në drejtim të njerëzve të armatosur.

CNN shkruan se është raportuar se tani është situata nën kontroll.





TË TJERA