Gjermani, qyteti i Këlnit lejon thirrjen e ezanit

 Gjermani, qyteti i Këlnit lejon thirrjen e ezanit

Qyteti gjerman i Këlnit ka njoftuar se do të fillojë të lejojë myezinët të thërrasin ezanin.





Thirrjet mund të bëhen për pesë minuta çdo javë për namazin e xhumasë dhe mund të dëgjohen jashtë xhamive, tha zëdhënësja e qytetit Katja Reuter, raporton AP.

Xhamitë e Këlnit duhet të aplikojnë për një leje të veçantë në mënyrë që të jenë në gjendje të thërrasin ezanin. Nisma do të kufizohet në dy vjet dhe më pas do të rivlerësohet.

Kryebashkiakja e qytetit e mirëpriti vendimin, duke thënë se “nëse përveç tingujve të kambanave të kishës dëgjojmë edhe thirrjen e ezanit, kjo tregon se në Këln diversiteti vlerësohet dhe jetohet”.
“Lejimi i thirrjes së ezanit është një shenjë respekti”, shkroi kryebashkiakja Henriette Reker në Twitter javën e kaluar.





TË TJERA