Gjiganti spanjoll shpreh interesim për Elseid Hysajn

 Gjiganti spanjoll shpreh interesim për Elseid Hysajn

Atletico Madrid është i interesuar për nënshkrimin me mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.

Skuadra e Diego Simeone është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pasi janë në dijeni të problemeve të Sime Vrsaljko, që ka probleme me gju.

Simeone e sheh Kieran Trippier si zgjedhje e parë, derisa tani dëshiron edhe shërbimet e Hysaj si opsion i dytë.

Shqiptari në dy vitet e fundit ka qenë titullar te Napoli, me klubin italian që ka refuzuar të gjitha ofertat për 27-vjeçarin.

Sipas Mundo Deportivo, Hysaj ka vendosur të largohet në verë dhe Atletico synon ta bind për kalimin në “Wanda Metripolitano” si agjent i lirë.

TË NGJASHME