Gjuriq: Regjimi i Kurtit u detyrua t’i tërheq forcat e tij paraushtarake nga Jarinja dhe Bërnjaku

 Gjuriq: Regjimi i Kurtit u detyrua t’i tërheq forcat e tij paraushtarake nga Jarinja dhe Bërnjaku

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.





Gjuriq ka shkruar në Twitter se me këtë marrëveshje është tejkaluar kriza dhe se tani serbët mund të lëvizin lirshëm me targa të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ai tha se regjimi i Kurtit u detyrua të ndalojë përshkallëzimin dhe të tërheqë forcat e tij paraushtarake nga vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak.

“Marrëveshja e arritur në Bruksel është një kompromis i vërtetë dhe një lajm i madh për të gjithë – regjimi i Kurtit u detyrua të ndalojë përshkallëzimin dhe të tërheqë forcat e tij paraushtarake nga kalimet Jarinje dhe Bërnjak, dhe qytetarët morën vlefshmërinë e vazhdueshme të targave serbe në territorin e Kosovës”.

Ambasadori serb në SHBA e ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare për ndërmjetësim në dialog.

“Lajm i mirë për rajonin. Urime Presidentit Vuçiq, drejtorit Petkoviq dhe gjithë ekipit serb për këtë sukses. Urime, dashuri dhe respekt të veçantë për njerëzit tanë në Kosovë të cilët kanë mahnitur botën me guximin, këmbënguljen dhe mençurinë e tyre. Gjithashtu mirënjohje për z. Miroslav Lajčák dhe z. Gabriel Escobar të cilat kanë kontribuar në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga manovrat parazgjedhore të Kurtit dhe arritjen e një zgjidhjeje të balancuar që besoj se do të jetë e mirë për qytetarët e të gjitha kombësive”.





TË TJERA