Gorani: Heshtja kaq e gjatë e krerëve të shtetit për garancinë, ta jep përshtypjen se nuk besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

 Gorani: Heshtja kaq e gjatë e krerëve të shtetit për garancinë, ta jep përshtypjen se nuk besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se kjo heshtje e krerëve të shtetit karshi garancës që po kërkohet për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së nga Haga po e lë përshtypjen jo të mirë.

‘’Heshtja kaq e gjatë e krerëve të shtetit, ta jep përshtypjen që ata janë në anën e kundërt’’, theksoi ai në Rubikon.

“Në gjykatë ndodhen ish krerët e këtij shteti të cilëve u është jepur disa herë besimi që të udhëheqin me institucionet e shtetit tonë, prandaj pafajësia e tyre duhet të prezumohet deri te gjykimi i tyre. Deri te gjykimi ata konsiderohen si të pafajshëm, prandaj shteti jonë duhet ta kuptojë  se ata e kanë të drejtën që të mbrohen në liri, ndërsa heshtja e shtetit tonë në ditën e katërt ose të pestë është helmuese”.

TË NGJASHME