Haradinaj: Me kandidimin e Dautit do të bëjmë ndryshimin real, futemi në garë për fitore!

 Haradinaj: Me kandidimin e Dautit do të bëjmë ndryshimin real, futemi në garë për fitore!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak minuta pas publikimit të lajmit se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës , ka folur në lidhje me kandidimin e tij.Ai ka thënë se Aleanca ka dhënë kuadrin më të mirë që ka dhe është respekt për kryeqytetin.Tutje ai ka thënë se me këtë kandidaturë do të bëjnë ndryshimin real.

“Sikurse ka probleme Kosova, por më shumë janë grumbullu problemet në kryeqytet dhe duhet një qasje dhe vendosmëri. Në këtë rast Aleanca ka dhënë kuadrin më të mirë që ka dhe futemi në garë për fitore, asht respekt për kryeqytetin. Edhe në komuna të tjera do të kemi kandidatura surpriz딓Që nga fillimi kemi pas votë në Prishtinë. Më vonë ka mungu një vëmendje për kryeqytetin dhe me këtë kandidaturë do të bëjmë ndryshimin real. Në vazhdimsi qytetarët e Prishtinës ma kanë kërku kandidaturën e Daut Haradinajt dhe është respekt me kandidu për kryeqyetetin tan. Ka një gadishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga shumë njerëz” tha Haradinaj

TË NGJASHME