Haradinaj: Ne i kemi së paku 10 kandidatë për kryetarë komunash, të tjerët po presin e kalkulojnë

 Haradinaj: Ne i kemi së paku 10 kandidatë për kryetarë komunash, të tjerët po presin e kalkulojnë

Kanidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj,ka reaguar përmes një shkrimi në facebook në lidhje me programin qeverisë.Haradinaj thotë se për herë, në këtë program, SHBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.“Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!” shkruan Haradinaj.

Tutje ai nuk ka lënë pa ‘thumbur’ edhe partitë e tjera të cilat nuk i kanë bëre publike kandidaturat për kryetar të Prishtinës.Postimi i plotë:Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!

Programi i Qeverisë me shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes

Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë.

TË NGJASHME