Haradinaj: Nëse bëhem kryetar i Prishtinës, 18 vjeçarët nuk do të lejohen të hyjnë në lokale ku pihet alkooli

 Haradinaj: Nëse bëhem kryetar i Prishtinës, 18 vjeçarët nuk do të lejohen të hyjnë në lokale ku pihet alkooli

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 2021’ës, ka deklaruar se personat nën moshën 18-vjeçare nuk do lejohen aty ku konsumohet alkooli.





“Nëse Daut Haradinaj bëhet kryetar i kryeqytetit, personat nën 18 vjeç në asnjë lokal ku konsumohet alkooli nuk guxon me hy. Nuk lejohet për shkak se jemi tu e shkatërru rininë me vetëditje”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 tetor.





TË NGJASHME