Hoti: KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës

 Hoti: KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës

Ai tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.





Postimi:

Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.

Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve





TË TJERA