Digiqole ad

Hoti: Nuk jemi para kolapsit por në gjendje emergjente shëndetësore

 Hoti: Nuk jemi para kolapsit por në gjendje emergjente shëndetësore

“Lidhur me festën e 28 nëntorit, Qeveria ka zbatu një agjendë zyrtare që nga viti 2009. Pasi që punëtorët shëndetësor nuk e kanë pushim, ne vendosëm që edhe shërbyesit civil të dalin në punë. Ne kemi raportu në Kuvend se çka kemi ba për menaxhimin e pandemisë. Nuk jemi para kolapsit por në gjendje emergjente shëndetësore. E kemi përmirësu furnizimin me barna. Numri i të infektuarve në valën e dytë në secilin vend është më i lartë. Po bëjmë maksimumin të i dalim ballë situatës. Strategjia jonë është në përputhje me strategjitë e vendeve tjera. E kemi rregullu çështjen e shtesave, edhe për mjekë, staf teknik dhe stafin mbështetës. Do shohim a mund tu dalim në ndihmë familjeve të prekura me Covid-19. Familjeve me asistencë sociale i është dyfishuar asistenca“, thotë Kryeministri në seancën pleanre të Kuvendit

TË NGJASHME