Huliganët serbë tentojnë ta pengojnë gazetarin kosovar, Idro Seferi, derisa paraqitej LIVE për televizionin kroat

 Huliganët serbë tentojnë ta pengojnë gazetarin kosovar, Idro Seferi, derisa paraqitej LIVE për televizionin kroat

Ai është korrespodenti i vetëm shqiptar që raporton nga Beografi. Idro Seferi për më shumë se një dekadë raporton për çdo ngjarje që ndodh në Serbi dhe në rajon. Ai është korrespodent i shumë mediave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato zvicerane dhe kroate.





I lindur dhe i rritur në Pejë, Seferi vazhdon të jetë gazetari kryesor shqiptar në rajon, duke përmbushur një boshllëk të madh që kanë lënë mediat kosovare duke mos pasur fare korrespodent në Beograd, raporton Ballkani.info.

Idro Seferi mbrëmë e ka pasur një paraqitje direkte për televizionin kroat RTL pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Derisa ishte në lidhje direkte për të sqaruar situatën në Kosovë, pas tij ishin mbledhur një numër serbësh që e provokonin atë pandërprerë.

Ata brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, parulla tashmë të njohur që nga koha e Millosheviqit, por që në Serbinë “demokratike” nuk po harrohen.

Mirëpo, Seferi si një profesionist i vërtetë, ka vazhduar të raportoi si të ishte situata normale.

Për më shumë, shihni videon më poshtë:





TË TJERA