Humbi derbin lokal, Baliqi: Nuk e kemi dhënë maksimumin, 89-shi luajti më mirë dhe fitoi ndeshjen

 Humbi derbin lokal, Baliqi: Nuk e kemi dhënë maksimumin, 89-shi luajti më mirë dhe fitoi ndeshjen

Është mbyllur edhe derbi lokal mes dy skuadrave mitrovicase.

KF Trepça ’89 ka arritur të triumfoi pastër kundër KF Trepçës me rezultatin e pastër, 2-0, raporton Sheshi.info

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Trepçës, Emin Baliqi, i cili tha lëndimet edhe kartonët po penalizojnë ekipin e tij.

“Nuk e kemi dhënë maksimumin pasi kemi shumë lëndime dhe kartonë të kuq dhe sot Trepça ’89 luajti më mirë dhe e fitoi ndeshjen. Startin e kampionatit e kemi filluar mirë, por që tani na pezulluan lëndimet dhe pezullimet e disa futbollistëve për shkak të kartonëve” ka thënë Baliqi për ‘Art Sport’.

Trepça pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluar ka arritur t’i grumbulloi 5 pikë.

TË TJERA