I “forti’ me “Benz” i dha gaz pa pyetur kë kishte mbrapa, por në fund gjithçka mbaron keq për te

 I “forti’ me “Benz” i dha gaz pa pyetur kë kishte mbrapa, por në fund gjithçka mbaron keq për te

Policia ka vijuar edhe sot kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 11 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1301 masa administrative, të ndara si më poshtë:

👉234 masa administrative për parakalime të gabuara.

👉149 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

👉83 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

👉78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉45 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

👉467 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

👉245 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor

“Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë”, tha policia.

TË TJERA