“Ia mbante lidhjet me mafinë politike për komplote kundër Kurtit”/ Analisti tregon me kë do të takohet “fantazma” Grenell në Kosovë

 “Ia mbante lidhjet me mafinë politike për komplote kundër Kurtit”/ Analisti tregon me kë do të takohet “fantazma” Grenell në Kosovë

Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka folur për vizitën e ish-ambasadorit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë.

Teksa e ka quajtur “njeriu më i urryer”, Maxharraj ka pyetur se me kë do të takohet “fantazma” Grenell në Prishtinë.

Ai ka thënë se eksizton mundësia që ish-emisari amerikan, të takohet me Skender Hysenin e LDK-së, i cili sipas tij, “ia mbante lidhjet Grenellit me mafinë politike në Prishtinë për të bërë komplote në qeverinë Kurti I”

alisti ka përmendur edhe ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

Fantazma Grenell në Kosovë, ku është, a e ka pa kush?!

Pas vizitës në Shqipëri dhe pritjes nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, njeriu privat Richard Grenell, sot paska hyrë edhe në Kosovë.

Bash si një fantazmë e vërtetë që hyn e del pa e pa kush. Por…

Pse njeriu më i urryer erdhi në Kosovë, a e din kush se ku është, a e ka pa kush, apo po sillet si fantazmë rrugëve të Prishtinës?!

Pse ka ardhur në Kosovë, me kënd do të takohet ai sot, me Presidenten Vjosa dhe Kryeministrin Kurti jo se jo.

Më Hashim Thaçin nuk takohet, sepse ai “arsyeshëm” mungon nga Kosova.

Por kësaj fantazme i mbetet…të takohet me Isa Mustafën, kur dikur si ultimatum i kishte dhënë vetëm shtatë ditë afate me e rrëzu qeverinë Kurti I, të cilën gjë edhe e bëri në bashkëpunim me Hashim Thaçin. Por, edhe atë vështirë e gjen, sepse ai është i zënë duke i përkund nipat në Prapashticë.

Por, ekziston mundësia që qytetari i thjeshtë Grenell të takohet vetëm me Skender Hysenin, sepse e ka mik të vjetër, te shpirtit. Skenderi ia mbante lidhjet Grenellit me mafinë politike në Prishtinë për të bërë komplote në qeverinë Kurti I.

Apo ndoshta ky fakir fantazmë ka ardhur në Kosovë për me i mbledhë tagrat për “punët e tij të mira” në Kosovë, sepse para të majme për këto “punë te mira” i ishin dhënë atij në Kosovë dhe Serbi, ndoshta.

Po ku është Grenelli, ah po, ndoshta takohet me Avdullah Hotin për të shkuar në veri të Kosovës, hyrjen nuk e kanë problem, për me u relaksu pak ne Liqenin “Trump”, bash si dikur kur Hashim Thaçi me barkë i binte trup e tërthor këtij liqeni.

Një zot e dinë se ku gjendet Grenelli në Kosovë. Kështu e kanë fantazmat, kjo është punë fantazmash. Zoti na ruajt prej fantazmave të llojit Grenell

TË TJERA