Ibishi tregon shumën marramendëse që Serbia shpenzon për një vit në ushtrinë e saj

 Ibishi tregon shumën marramendëse që Serbia shpenzon për një vit në ushtrinë e saj

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia tani është superfuqia e rajonit me shpenzimet e fundit që ka bërë derisa ka treguar shumën që e shpenzojnë për cdo vit në ushtri.

Ibishi ka thënë se FSK nuk i ka kapacitet për të mbrojtur vendin në përballje direkte me një superfuqi të tillë po që mund të mbështetet tek aleatët.

“E dimë që FSK po kryen tranzicionin nga forca civile në ushtri. Ende nuk i kemi kapacitet e duhura. Ajo kalon ënpër tre faza secila vonon tre vite”, thotë ai në emisionin dPT te Fidani në T7.

“Në vitin 2020 1.14 miliardë euro ka shpenzuar Serbia në ushtrinë e vet. Ajo shpoenzon më shgumë se 4% të GDP’së. Ajo kalon edhe limitin e NATO’s që e ka për shtetet anëtare. E dimë që Obama u ankua e pastaj edhe Trump që vendet nuk po e plotësojnë këtë normë. Por Serbia e kalon këtë”, shtoi ai raporton Express.

TË NGJASHME