Identifikimi i ADN-ve të viktimave të autobusit në Bullgari do të zgjasë shtatë ditë

 Identifikimi i ADN-ve të viktimave të autobusit në Bullgari do të zgjasë shtatë ditë

Obduksionet janë kryer dhe tani kufomat po mbahen në pritjet të një vendimi të prokurorisë bullgare.Por pritet identifikimi i ADN-ve, i cili do të zgjasë rreth 7 ditë, pasi shumë viktima janë dëmtuar shumë dhe nuk mund të identifikohen.

Për sa i përket personave të lënduar, të 7 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri është në gjendje më të rëndë pasi ka djegie të shumta, raporton AlsatM.

Ndërkohë, një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtarë për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të vijnë në Maqedoninë Veriore ku do të merren me procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 45 persona.

Këtë e bëri të ditur për “24 Orë”, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë.Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

“Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, tha Mileva.

Sipas të dhënave zyrtare, 46 persona kanë vdekur në aksidentin e së martës në Bullgari, kur një autobus është vetaksidentuar dhe më pas është përfshirë nga flakët. Ky është aksidenti më i rëndë në dhjetë vjetët e fundit në Evropë.

TË TJERA