Incidenti në derbin Drita – Gjilani, këto janë dënimet e majme për dy skuadrat

 Incidenti në derbin Drita – Gjilani, këto janë dënimet e majme për dy skuadrat

Komisioni Disiplinor i Superligës së Kosovës në futboll ka marrë vendim në lidhje me incidentin e ndeshjes Drita – Gjilani.

Ndeshja e cila ishte anuluar shkak inicidentin në mes të “Intelektualëve” dhe “Skifterave” pas përfundimit të pjesës së parë ka sjellur një katrahurë në “Fadil Vokrri”, derisa ishte një përleshje mes dy grupe tifozëve. Drita është pezulluar me dy ndeshje pa tifozë.

Megjithatë, Sheshi.info mëson se gjithashtu Drita ka marrë një dënim me shumë prej 1 mijë eurosh. Ndërsa, Gjilani është gjobitur me 2 mijë e 500 euro.

TË TJERA