Ironizon Valon Syla: Vjosa Osmani e ka ditur që fëmijë se do të bëhet presidente, ia ka ndie zemra

 Ironizon Valon Syla: Vjosa Osmani e ka ditur që fëmijë se do të bëhet presidente, ia ka ndie zemra

Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ironizuar me presidenten e zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin, duke thënë se kjo e fundit që fëmijë e ka ditur se do të bëhet presidente.

Syla tha se Vjosa Osmanit ia ka ndie zemra se do të bëhet presidente. Syla thotë me ironi se Osmani kur kishte qenë femijë i paska thënë nënës së saj diçka të tillë.

Tutje, Syla shkroi “E le mo UÇK. Çka ka lyp UÇK’ja në Koshare?”. Këtë për shkak se gjatë ditës Osmani u kritikua nga Dardan Molliqaj, ku ky i fundit tha se presidentja nuk e përmendi UÇK’në sot në përvjetorin e Betejes së Koshares.

Lidhur me këtë cështje pati reagime edhe nga tabori i PDK’së

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sylës:

Presidentja Vjosa Osmani e ka ditë si fëmij që do të bëhet një ditë Presidente. Pra, ja ka ndi zemra se;

Ibrahim Rugova vdes.

Çlirohet Kosova dhe pastaj pavarësohet.

Liderët e UÇK në Hagë.

Pastaj bëhet Presidente, se i kish thënë nonës së vet si fëmi që do të bëhet.

E le mo UÇK. Çka ka lyp UÇK’ja në Koshare?

TË NGJASHME