“Isa Mustafa duhet të kërkojë falje për servirjen në politikë të një naivi si Driton Selmanaj”

 “Isa Mustafa duhet të kërkojë falje për servirjen në politikë të një naivi si Driton Selmanaj”

Profesori universitar Vigan Qorrolli ka thënë se kryetari i LDK’së Isa Mustafa duhet t’i kërkojë falje kosovarëve për siç thotë ai servirjen në politikë të një naivi të frustruar si Driton Selmanaj.

Qorrolli ka shkruar se kur kujtohen emrat e tjerë që ishin në LDK si Fehmi Agani e Sabri Hamiti të vjen të qash për LDK’në e sotme.

“Isa Mustafa duhet t’i kerkoje falje kosovareve per servirjen ne politike te nje naivi te frustruar njerezisht si Selman Dritonaj. Kur kujtohen Prof. Agani & Hamiti e gjigande te tjere, te vjen te qash per kete LDK te mjerësh”, ka shkruar ai në Twitter.

Isa Mustafa duhet t’i kerkoje falje kosovareve per servirjen ne politike te nje naivi te frustruar njerezisht si Selman Dritonaj. Kur kujtohen Prof. Agani & Hamiti e gjigande te tjere, te vjen te qash per kete LDK te mjeresh.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u kritikua ashpër pas deklaratave për deputeten e VV’së Saranda Bogujevci mbi temën e të pagjeturve.

Selmanaj në një prononcim për Gazetën Express ka deklaruar se këto sulme janë të orkesturara ndaj tij dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar.

TË NGJASHME