”Isa Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK‘së,është vetëm një lojë e tij”

 ”Isa Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK‘së,është vetëm një lojë e tij”

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Isa Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK‘së, por është vetëm një lojë e tij.

Spahiu ka thënë se nëse Mustafa ka dhënë dorëheqje atëherë LDK duhet të kishte një ushtrues detyre dhe sipas tij, Isa Mustafa pas 60 ditëve do të thotë që vazhdohet me kryesinë e vjetër.

“…Nuk është bërë dorëheqje është një lojë, nëse ai kish dhënë duhet me pas një ushtrues detyre të kryetarit”

“I ka dhanë nja 60 ditë fore, tani njerëzit harrojnë, tani thotë po paraqiten kandidatë shumë, hajde ta mbajmë LDK tubë…etj, pra kjo nuk është dorëheqje”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Ndryshe, deri më tani, vetëm Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së

TË NGJASHME