Ish-konkurrenti rrëfen në lot se si Kika dhe stafi i It’s My Love tentuan ta përdhunojnë dhe mbysin

 Ish-konkurrenti rrëfen në lot se si Kika dhe stafi i It’s My Love tentuan ta përdhunojnë dhe mbysin

Qëndrim Pllana, që është bërë i njohur nga reality show “Its my love” ka zgjedhur që heshtjen e tij ta thyejë duke folur për një rast që pretendon se i ka ndodhur. Ai është shfaqur në redaksinë e T7 në gjendje të rënduar.


Protagonisti që shkoi ta gjejë fatin në një emision, aty nuk e ka gjetur atë për të cilën shkoi, por është përballur me keqtrajtime të ndryshme.

Vizita në Shqipëri që 25 vjeçarit i doli më ndryshe se që e kishte menduar i solli edhe disa probleme shëndetësore. Këto pretendon se i ka marrë nga lëndimet që ia kanë bërë protagonistët e programit.

Në këtë rrëfim, ai akuzon Kreshnik Husajn, i njohur si Kika, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.

Për këto akuza ka folur edhe vetë Kika.

Për më shumë, ndiqeni videon e plotë më poshtë:

 

TË NGJASHME