Ish-kryespiuni shqiptar: Serbët nuk do t’i heqin barrikadat në veri pa përfituar diçka

 Ish-kryespiuni shqiptar: Serbët nuk do t’i heqin barrikadat në veri pa përfituar diçka

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kreu i Shërbimit Informtiv Shqiptar (SHISH), Fatos Klosi u shpreh se rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës.





Ai tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.

“Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen asociimi i komunave serbe”, ka deklaruar Klosi.

“Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?”, ka shtuar ai





TË TJERA