Izraeliti që shëtiti 6 kontinente me biçikletë, goditet për vdekje nga një autobus

 Izraeliti që shëtiti 6 kontinente me biçikletë, goditet për vdekje nga një autobus

Një atlet avanturist i cili ka kaluar gjashtë vjet duke shëtitur botën me biçikletë dhe ka shpëtuar madje edhe nga një rrëzim në një bjeshkë në Indi, është goditur për vdekje nga një autobus afër shtëpisë së tij.

Roei Sadan 39 vjeçar, i njohur ndryshe edhe si “Jinji” është goditur nga autobusi në Izrael dhe ka ndërruar jetë në një spital në Nahariya.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011 ai ka kaluar me biçikletën e tij nëpërmjet 42 shteteve, në gjashtë kontinente, shkruan BBC. Udhëtimi i tij kishte nisur nga Alaska veriore e deri tek Amerika Jugore. Rrugëtimin e tij ai e kishte vazhduar nga Afrika për në Etiopi dhe më pastaj ishte kthyer në Izrael për një pushim dy javor.

Pas pushimit kishte vazhduar të udhëtonte me biçikletë nëpërmjet Evropës, në Turqi, Uzbekistan dhe duke vazhduar në Azinë Qendrore e deri në Kinë. Në fund kishte arritur në Australi.

Në vitin 2015, derisa po ngjiste një bjeshkë në Indi kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë me qindra metra poshtë mirëpo kishte shpëtuar, ndonëse kishte qëndruar për një kohë në koma.

TË NGJASHME