“Jam i kënaqur”, fjalët e para të Vuçiq pas marrëveshjes për targa

 “Jam i kënaqur”, fjalët e para të Vuçiq pas marrëveshjes për targa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi sot se pala serbe në Bruksel pranoi, siç njoftoi BE, një marrëveshje për situatën në veri të Kosovës.





“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë“, tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Nish, raporton Tanjug.

Sipas marrëveshjes të arritur sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.





TË TJERA