Java e 24-të në Ligën e Parë: Takohen këto skuadra

 Java e 24-të në Ligën e Parë: Takohen këto skuadra

Java e 24-të në Ligën e Parë vazhdon edhe sot me tri ndeshje interesante, në kuadër të Grupit A dhe B, shkruan Gazetasheshi.com.

Në Grupin A do të zhvillohen dy takime, e më interesante pritet të jetë përballja në mes Vëllaznimit dhe Drenasit, pasi të dy skuadrat ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës.

Kurse dueli tjetër është ndërmjet Malishevës dhe Vushtrrisë, skuadra e Arsim Thaqit kërkon fitoren për të mbajtur në presion Dukagjinin e cila ndodhet në vendin e parë, ndërsa vushtrriasit kanë pak gjasa sa i përket triumfit, pasi që ndodhen në vendin e fundit të këtij grupi.

Ndërkohë në grupin B do të zhvillohet vetëm një takim, ajo në mes Vitisë dhe Ferizajit.

Të gjitha takimet ndeshjet luhen nga ora 15:00 dhe “Sheshi” do të ju mbaj të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati.

TË NGJASHME