“Ka humbur Serbia e do humbasin edhe ata që matën me Rifatin”/ Halil Geci ‘godet’ kundërshtarët e Bekim Jasharit

 “Ka humbur Serbia e do humbasin edhe ata që matën me Rifatin”/ Halil Geci ‘godet’ kundërshtarët e Bekim Jasharit

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po vazhdon përkrahjen e tij për Idealin e Bekim Jasharit.





Geci përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi së bashku me Rifatin dhe nipat e tij.

Ai thotë se kushdo që matet me Rifatin dhe nipat e tij kanë me humbur, duke shtuar se përballë familjes Jashari ka humbur Serbia e do humbasin edhe kumbarët e tyre.

Geci thotë se tashmë në Skenderaj kanë ra flamujt e partive politike, dhe Drenicës do të ia kthej nderin Bekim Jashari.

Postimi i plotë:

Ata që po maten në peshore me Rifatin dhe nipat e tij, kanë me humbur, ka humbur Serbia do humbin edhe kumbarët e tyre.

Në Skenderaj sot ranë partitë, deri më sot Drenica ishte e shpërndarë nëpër parti, me hyrjen e Bekim Jasharit në listën e pavarur IDEAL, ranë flamujt partiak, e gjithë Drenica me familjen Jashari.

Ata që preken NERVIN qendrorë të trupit të Drenicës të Kosovës e të gjithë shqiptarisë duke i shqyer posterat dhe etiketuar Bekimin sot në Llaushë e panë turpin.

Kurse me 17 tetor në mbrëmje do të ndahen të pa fytyrë. Ata që për 22 vjet i rrejshin Jasharajt jemi me ty, ata paskan pasur me hile, qitjav dorën rreth qafe e vidhë në emër të tyre, në Llaushë ju ra maska.

Sot fshati Llaushë i tëri me DJEPIN e Lirisë, me listën e pavarur IDEAL dhe kryetarin Bekim Jasharin ishim të bashkuar si dikur kur i bashkuam pushkët me Ademin, Hamzen dhe Shabanin.

Sot prapë së bashku, por me pasardhësit e tyre unë dhe Rifati me yjet që u rriten dhe po shkëlqejnë Shabanin, Ademin dhe Hamzën junioret e atdheut tonë, te bashkuar rreth Rifatit e Bekimit e tërë Drenica një zëri me dajre e këngë e valle po ja kthejmë nderin e humbur Skenderajt, duke e përkrahur më të mirin më të urtin dhe më intelektualin i cili për katër vite i ka dhënë një frymë të re Skenderajt me zhvillim ekonomik, arsimor, dhe shëndetësor Drenicës.

Me 17 tetor i madh e i vogël te kutia për ta votuar të parin e Skenderajt Bekimin që ia kthej nderin e humbur Drenicës ashtu siç ja kthyen nderin Shabani, Ademi dhe Hamëza Kosovës.





TË TJERA