“Kam tradhtuar” rrëfen jetën private Elhaid Cufi në Big Brother VIP

 “Kam tradhtuar” rrëfen jetën private Elhaid Cufi në Big Brother VIP

Shkrimtari Elhaid Cufi, i cili është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka rrëfyer së fundmi një pjesë të jetës së tij private.

Teksa ishte në dhomë vetëm me Monika Lubonjën, për të realizuar lojën e javës, Elhaidi tha se e ka tradhtuar një nga partneret që ka pasur.

“Po kam tradhtua një herë, të flasim sinqerisht. Në fakt ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje, por po mendonim që t’i jepnim një drejtim, pasi ishte duke u bërë toksike. Po mendonim t’i jepnim drejtim se kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë, por as një të tashme”.

“Drejt ndarjes ishim. E kam ndjerë atë energjinë që diçka nuk po shkon edhe nga ana tjetër. Kisha ato dyshimet, ato gjërat që po më vrisnin brenda vetes dhe thash ‘ok, të njoh dikë tjetër’,” rrëfeu Elhaidi.

TË TJERA