Mërgim Lushtaku: VV e tradhtoi Murat Jasharin – JO koalicionit me ta
Kamerat kapin momentin kur Gattuso ia ‘kap’ fytyrën Rrahmanit
Atalanta sonte (e diele) mposhti Napolin me rezultat bindës 4 – 2.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.
Edhe pse kishte mundësi ta zëvendësonte, njësoi si secilin lojtar, trajneri Gennaro Gattuso e la të zhvillonte ndeshjen e plotë.
Mirëpo, në fundin e ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin, kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.
Disa media italiane, raportojnë se tekniku italian më pas e përqafoi kosovarin, derisa shumica e mediave të tjera e shohin si akt skandaloz.
Por, në një video nga ESPN, shihet qartë se Gattuso më pas përqafoi yllin e Kosovës, duke konfirmuar se dyshja kanë raporte të mira.
Kjo nuk është hera e parë që Gattuso bën këto lloj sjellësh me lojtarët, ngase njihet si trajner që zemërohet shumë kur lojtarët bëjnë gabime./Lajmi.net/