Kamishi: Është nderi më i madh nëse më përjashton PDK-ja

 Kamishi: Është nderi më i madh nëse më përjashton PDK-ja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se do të ishte nder për të nëse përjashtohet nga Partia Demokratike e Kosovës.





Kjo deklaratë vjen pasi PZAP e refuzoi ankesën e tyre, ndaj tij me pretendimet se kishte kërcënuar qytetarët që ta votojnë kandidatin për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari.

“Jam PDK, jam UÇK, jam me familje Jashari, jam me kryetarin Bekim Jashari dhe kam me vazhdu njejtë me qenë.

Është nderi më i madh që nëse më përjashton PDK-ja për Jashart, është nderi më i madh në jetën time që munden me ma ba”, tha Haxhiu.





TË TJERA