Kandidati i VV-së për asamble komunale në Ferizaj jep një premtim unik për qytetarët

 Kandidati i VV-së për asamble komunale në Ferizaj jep një premtim unik për qytetarët

Liridon Selimi është një i ri që e do Ferizajn, që kërkon dhe punon me insistim në këtë vend.
Ai është kandidat i VV-së për asambleist në qytetin e Ferizajt i përfaqësuar në listën zgjedhore me numrin 23.

Selimi ka dalur me një premtim unik e të pa dëgjuar ndonjëher gjatë fushatave zgjedhore në të kaluarën. Ai ka premtuar që sapo të marr mandatin fitues do të hapë një zyrë që do tu shërbej të gjithë qytetarëve Ferizajas.

Selimi thotë që këtë do e bëj për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve drejtuar institucionit të komunës. Ai ka premtuar se zyra që pretendon të hapë do ti ketë dyert hapur për çdo të shtune nga ora 18-00 deri në ora 20-00.

Zyra e tij do të jetë e hapur për secilin qytetarë të Ferizajt, që sipas tij i tillë është roli i Asambleistit në shoqëri.

Në shoqëri si një djalë punëtor, human dhe tejet bashkëpunues LIRIDON SELIMI ka dhënë një premtim që është pëlqyer nga qytetarët duke vlerësuar lartë kontributin e tij në shoqëri.

TË TJERA