Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu flet për fillimin fantastik, paralajmëron Gjilanin

 Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu flet për fillimin fantastik, paralajmëron Gjilanin

Skuadra e Malishevës është duke vazhduar me paraqitjet e mira në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Skuadra e trajnerit Arsim Thaçi renditet në vendin e katërt në tabelë pas shtatë xhirove, por që lehtësisht ka mundur të jetë edhe më lartë në bazë të paraqitjeve të mira që kishte deri më tash.

Në xhiron e tetë, Malisheva e pret skuadrën e Gjilanit në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Kapiteni i kësaj skuadre, Dren Kryeziu për ‘GazetaBlic Sport’ tha se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, por që as Gjilani nuk do ta ketë të lehtë ndaj tyre.

Kryeziu tha se është shumë i kënaqur me fillimin e edicionit dhe se synojnë që të jenë në top 5-shen e Superligës.

“Ne kemi filluar siç është më së miri edicionin e parë në Superligën e Kosovës dhe po bëjmë paraqitje shumë të mira. Synojmë që të jemi në mesin e tabelës, eventualisht në top 5-she. Ndeshja ndaj Gjilanit do të jetë një përballje shumë e vështirë, sepse kemi një kundërshtar që vjen nga 2 rezultate pozitive, por do t’a ketë shumë të vështirë në tempullin “Liman Gegaj,” sepse kemi favorin e fushës vendase dhe tifozerinë “Tornado” që na mbështesin çdo lojë”, tha Kryeziu për GazetaBlic Sport.

TË TJERA