Kërcënohet deputetja e VV-së

 Kërcënohet deputetja e VV-së

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka pranuar kërcënime të ndryshme.





Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo, përmes një statusi në Facebook

Ajo ka thënë se kërcenimet po i merr pasi po u ndihmon grave që janë të prekura nga dhuna.

Ja statusi i plotë:

Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush.





TË TJERA