Kimete Berisha reagon për shëtitjen e Kurtit dhe Osmanit në Gërmi, ja pse e kritikon kandidaten për presidente

 Kimete Berisha reagon për shëtitjen e Kurtit dhe Osmanit në Gërmi, ja pse e kritikon kandidaten për presidente

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pas fotografive të publikuara në media, të kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani, ku u panë duke shijuar natyrën me familjet e tyre në Gërmi.

Berisha ka kritikuar Osmanin për takat dhe veshjen gjatë shëtitjes në Gërmi.

“Veç akullorja mangut edhe ish kompletu fotografia”, ka shkruar Berisha, teksa ka shtuar se nuk ka ndonjë vërejtje për kryeministrin Kurti.

Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

Veç edhe akullorja mangut!

Presidente, me t’sharru shtikllat n’lloç, kush që i nxjerr s’ka, se ‘ato’, sidomos e majta ka tendencë me ngreh këmbën mbas vetes.

Kam shumë përvojë me shtiklla.

Ma shumë kam shtiklla sesa shoqe.

Topi i futbollit që e mban Presidentja në duar gjatë vizitës së saj në Gërmi, është vija-vija, me nuanca të ngjyrës së gjelbër, që e simbolizon natyrën.

Dje e kishim xhamadanin vija-vija, sot e kemi topin e futbollin vija-vija.

Topi shkon shumë me kostume solemne, sidomos me setër t’shtofit, që m’u pyet unë pa

i ‘zhduk’ s’i kisha lënë, për setra t’grave e kam fjalën.

Topi ka domethënie edhe politike dhe nacionaliste, sidomos pas natës së mbrëmshme, ku u pa se për futboll shqiptarët i kanë të ndenjurat shumë të mëdha.

Më shumë ju shkon muhabeti.

(Se që doni me ditë, ky nacionalizmi sportiv, ky patriotizmi futbollistik, mua më çmend).

S’e mbjellshe edhe naj fidane, n’këtë harxh, Presidente!

Se nuk po di unë, tash a duhet të gëzohemi ne si populli i vuajtuem, që edhe Presidentja (sikurse ne) e bën kabull natyrën, të gëzohemi që edhe Presidentja del si krejt ne shqiptarët e zakonshëm në ajër të pastër, edhe Presidentja është njeri si krejt ne-e të mos trembemi nga madhështia juaj.

Veç akullorja mangut edhe ish kompletu fotografia.

E për Albinin kësaj radhe s’kam asnjë vërejte.

P.S. Shqiptari është mendjemadh.

Kush që neve na bën rehat s’ka.

Prandaj, gabimi më i madh në jetë është të provosh t’i bësh njerëzit të lumtur.

Njeriu nuk qetësohet pa e m’lu kacia.

Prandaj, veç vazhdo ajrosu Ti.

TË NGJASHME