Kimete Berisha: Vjosa të tërhiqet, t’ia lëshojë rendin Murat Jasharit

 Kimete Berisha: Vjosa të tërhiqet, t’ia lëshojë rendin Murat Jasharit

Reagimi tjetër për zhvillimet e fundit në vend, vjen edhe nga Kimete Berisha e cila ka kërkuar nga znj.Osmani të tërhiqet dhe të ia lëshoj rendin Murat Jasharit.

Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, por Vjosa Osmani!

Vjosa e ka hijen e rëndë.
Nuk shkohet në zgjedhje sherri i një individi.

Nuk i merret vota me ‘zor’ askujt.
Dikush është aq i zemëruar sa që më përpara e pranon vdekjen se që ta jep votën.

Dikush është në fund të karrierës ‘pas meje-kijameti’;
dikush e sheh që ky vend i ka harruar heronjtë, i ka harruar dëshmorët e viktimat, jo s’po harrohet deputeti.
dikush e shfrytëzon rastin të hakmerret.

Vjosa Osmani ka krijuar kaq shumë kundërshtarë të flaktë, sa që është qesharake që ka marrë guxim të kërkojë nga ata ta votojnë.

Sikur të isha në vendin e Vjosa Osmanit, do të tërhiqesha.
Do t’ia liroja vendin Murat Jasharit, për shembull.

Dashuria është sakrificë.
E jep të dhimbshmen, për ta marrë të kojshmen.

Sado e vogël që është opozita – është e gjallë.
Sado ‘i vogël’ të jetë njeriu, krenarinë e ka të madhe.
I gjalli rritet, shtohet, përmirësohet, ngritet.

Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, sepse ai e ka realizuar qëllimin e tij, është kryeministër.

Në zgjedhje na çon Vjosa Osmani.

Jam e bindur që ideja e votimit të Ligjit për Zgjedhje ka qenë ide e Vjosa Osmanit, se veç ajo vepron me frymë n’fyt, ia njoh padurimin dhe nervozën.

Albin Kurti veç po e mban fjalën që e ka dhënë për Vjosa Osmanin Presidente.
Dhe duhet ta mbajë deri në fund.

Por nëse e di se do të dështojë të bëhet Presidente, duhet të tërhiqet.
Vjosa vet duhet të tërhiqet, nëse e do Kosovën më shumë se Presidencën.

Tash populli duhet të merret me ambiciet dhe me fatin e Vjosa Osmanit, në vend se të merret ajo me fatin tonë.

P.S. Kohë e keqe. As pranvera nuk po del.
Herën e fundit kur kam parë shqiptarë të lumtur ka qenë një natë marsi pas orës 22:00 te rruga B.

Kaloi një veturë me shqiptarë që këndonin me zë.
O Zot sa bukur.
Ajo lumturia në lëvizje që zgjat shkurt por që duket kaq e pakapshme.

Provova dje ta imitojë lumturinë e tyre, dola me kerr në të njëjtin vend, lëshova muzikë në radio, por mua më qëlloi kënga ‘Mora fjalë’, e pastaj unë qysh e kam zanat, ‘mora lot’.

TË NGJASHME