Kjo është 19 vjeçarja nga Lipjani, e dyta më e votuar për asamble

 Kjo është 19 vjeçarja nga Lipjani, e dyta më e votuar për asamble

Albiona Tasholli edhe pse për herë të parë në garë dhe e re në moshë si 19 vjeçare, ajo doli e dyta më e votuar nga të gjitha kandidatet femra që ishin në garë për asamble në komunën e Lipjanit.





Tasholli, vjen nga Gadimja e Lipjanit dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit arriti të marrë 480 vota, shkruan Infokus.Lajmin e ka brë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.19 vjeçarja pas këtij rezultati të kënaqshëm, ka premtuar se do të jetë zë i denjë i të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike, duke e konsideruar besimin e dhënë, si përgjegjësi në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Lipjanit.





TË TJERA