Koci: Kanë mbetur pak shqiptarë katolikë në Kosovë

 Koci: Kanë mbetur pak shqiptarë katolikë në Kosovë

Avokati i njohur, Arianit Koci, feston dy festa – atë të Krishtlindjes dhe të Bajramit. Kjo pasi babai i tij i takon besimit katolik dhe nëna besimit mysliman.

Koci për Krishtlindjet e këtij viti ka thënë se në Katedralen “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë ka parë një numër shumë më të vogël të besimtarëve katolikë shqiptarë.

Ai , në Orën e Pasdites në Klan Kosova, ka thënë se për të gjitha Krishtlindjet në Katedrale kishte edhe myslimanë të cilët festonin së bashku me katolikët shqiptarë.

“Shkaku i pandemisë këtë vit nuk pati myslimanë të cilët festonin me katolikët. Kështu e pashë që ka shumë pak shqiptarë katolikë në Kosovë”, ka thënë Koci.

TË NGJASHME