Koha e Muriqit, sulmuesi do të startoj nga minuta e parë ndaj Bolognas

 Koha e Muriqit, sulmuesi do të startoj nga minuta e parë ndaj Bolognas

Lazio është e pamposhtur në tre ndeshje dhe nesër do të përballet me skuadrën e Bolognas.

Lazio do të jetë pa sulmuesin e tyre yll Ciro Immobile i cili pësoi një dëmtim muskulor, prandaj Vedat Muriqi pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë në “Stadio Dall’Ara”.

Sulmuesi kosovar do ta ketë rastin që të dëshmojë vetën në ndeshjen e nesërme dhe një paraqitje pozitive do t’a përmirësonte edhe raportin e tij me tifozët, të cilët kanë qenë shumë kritikë ndaj tij.

Lazio ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit jashtë në Bolonjë.

Formacionet e mundshme:

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Muriqi, Pedro, Ndeshja zhvillohet nesër në ora 20:45.

TË TJERA