Konfirmohet: Futbollistët e Superligës së Kosovës pritet që t’i marrin vaksinat anti-Covid-19 para nisjes së edicionit të ri

 Konfirmohet: Futbollistët e Superligës së Kosovës pritet që t’i marrin vaksinat anti-Covid-19 para nisjes së edicionit të ri

Futbollistët e Superligës së Kosovës pritet që të vaksinohet me vaksinën anti-Covid-19 para fillimit të edicionit të ri.

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e konfirmon lajmin në një prononcim për “Zeri.info”.

Njeriu i dytë në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar thotë se presidenti Agim Ademi është takuar me Ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia për ta diskutuar çështjen në fjalë.

“Kryetari (Agim Ademi) është takuar me Ministrin e Shëndetësisë dhe është vendosur që javën që vjen të vendosen përfundimisht modalitet rreth vaksinimit të futbollistëve dhe stafeve të klubeve”, ka thënë Eroll Salihu të enjten për Zeri.info.

Ai ndër të tjera deklaroi se është menduar që si fillim të vaksinohen futbollistët e klubeve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, Prishtina, Drita dhe Llapi.

“Është menduar që si fillim të vaksinohen futbollistët dhe stafet që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kësaj radhe presim që të vaksinohen të gjithë”, theksoi Eroll Salihu.

Kujtojmë se edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll starton me 21 gusht.

Tash e disa muaj në Kosovë ka nisur vaksinimi masiv i popullatës.

TË NGJASHME